Kjo është Nazmije Bublica që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit të rëndë në Obiliq

Që nga mbrëmja e 9 dhjetorit, po luftonte për jetën bashkë me vajzën e saj në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e goditjeve që morën nga një veturë në Obiliq.

45-vjeçarja nuk arriti që t’i përballojë plagët e rënda dhe si pasojë ndërroi jetë mbrëmë vonë në spital.

Sinjali mëson se viktima është Nazmije Bublica. Ajo u godit nga një veturë teksa po kalonte rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë në rrugën ‘Hasan Prishtina’ bashkë me vajzën 13-vjeçare.

Nazmija bashkë me vajzën e mitur u dërguan me urgjencë në spital ku edhe ku u vendosën për trajtim mjekësor në Mjekimin Intensiv.

Sipas njoftimit të familjarëve, trajtimin mjekësor në QKUK po e vazhdon vajza e mitur e cila po ashtu ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  I arrestuari për dhunimin e 11 vjeçares vazhdimisht publikonte foto e video me armë në rrjetet sociale