Faton Peci i del në mbrojtje presidentes: Gane, ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Peci i tha se kur kanë hyrë në pushtet nuk kanë pasur as biçikleta e tani po voziten me marka të veturave nga trendet që shihen në TV.

Ky reagim i Pecit erdhi pasi Musliu ia përmendi presidentes Osmani operimin e saj në Turqi.

“Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, i tha Musliut presidentes.

Ndërsa Peci e citoi një thënie të ish-sekretares Albright ku thotë se “Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë”.

Postimi i plotë:

Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte. Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme. Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasë, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV.

Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes “ma hangsh…”, e deri te fymjet të natyrave të tjera, janë bërë pjesë e “gjuhës parlamentare”, nga ti dhe bashkëpartiakët.

Bullizmi që ti e përdorë në raport me Presidenten e vendit është veç shpërfaqje e Ganes së vërtetë. Ti je kjo realja konform gjuhës që e përdorë. Ti vetë ke qenë viktimë e këtij diskursi, ndaj Gane e dashur, përmbahu, sepse i fyeri të fyen!

Për fund, po ta sjell në vëmendjen tuaj një thënie të mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares Albright: Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë!

Lexo edhe:  Gjermania e shqetësuar për tensionet në Kosovë, i ka dy kërkesa