Kjo është marrëveshja që bindi minatorët ta ndalin grevën

Sot në orët e hershme të mëngjesit në minierën e Trepçës në Stan Tërg kanë qëndruar sërish tre deputetët Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Halil Thaçi, të cilët kanë diskutuar me Këshillin grevist.

Burimet e “Jepi zë” brenda takimit mes sindikatës dhe të dërguarëve të qeverisë thonë se marrëveshja është arritur me disa kushte.

Sipas këtyre burimeve, pagat e minatorëve do të dalin nga data 6 deri 10 të muajit, dhe jo më vonë sikur kishte ndodhur kohën e fundit.

“Jepi zë” poashtu merr vesh se konkursi për kryeshef do të shpallet brenda gjashtë muajsh, ndërsa deri atëherë këtë detyrë do të vazhdojë ta ushtrojë kryeshefi aktual, Enis Abdurrahmani.

Siç mësohet, do të rekomandohet edhe që mos të suspendohen minatorët grevistë.

Ndryshe, “Jepi zë” ishte media e parë që raportoi për ndërprerjen e grevës së minatorëve dhe daljen e tyre nga miniera.

Lexo edhe:  Hoti rrah tavolinën në “Pressing” dhe kërkon veprime radikale në Kuvend kundër Albin Kurtit