Kjo është 50-vjeçarja që vdiq në aksidentin në Drenas

Sot, në Çikatovë të vjetër në Drenas ka ndodhur një aksident me fatalitet. Në këtë aksident të rëndë ka humbur jetën një femër.

Indeksonline merr vesh se viktima është me inicialet Sh.M e moshws 50 vjeçare.

Detaje përkitazi me këtë aksident kanë dhënë edhe Policia e Kosovës.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash,ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar”, u shpreh Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.” tha Ahmeti për IndeksOnline.

Lexo edhe:  Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy vëllezërit nga Kosova