Kisha e refuzon ndihmën për restaurimin e Manastirit të Banjskës, Qeveria provon edhe njëherë

Ministria e Kulturës i është drejtuar Dioqezës Rashkë-Prizren dhe Peshkopit Teodosije me një shkresë zyrtare për bashkërendim në ndërhyrjet e nevojshme për restaurimin e sanimin e dëmeve në Manastirin e Basnjkës pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.

Dioqeza Rashkë-Prizren kishte refuzuar që institucionet e Kosovës të sanonin dëmin.

Ministri Hajrulla Çeku ka ftuar autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë që bashkëveprojnë për këtë qëllim.

“Zotimin e dhënë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të datës 27 shtator 2023 për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës në Zveçan, të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator, po e konkretizojmë më shkresën zyrtare drejtuar Dioqezës Rashkë – Prizren. Konform detyrimeve, autorizimeve kushtetuese dhe ligjore ftojmë autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për bashkërendim të veprimeve deri në ndërhyrjet e nevojshme restauruese për sanimin e dëmeve në këtë aset të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Çeku.

Ai ka publikuar edhe shkresën me të cilën i është drejtuar Dioqezës Rashkë-Prizren.

Lexo edhe:  Ky është personi që dyshohet se dhunoi 20-vjeçaren në Kaçanik, ndalohet për 48 orë