“Duke menduar për ty”, Dafina Zeqiri publikon një foto romantike me të dashurin

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dafina Zeqiri po shijon në maksimum lidhjen e saj të re.

Pak ditë më parë, pas një sezone të gjatë e të ngarkuar me koncerte e angazhime tjera ajo është parë pranë bregdetit së bashku me të dashurin e saj.

Nga ai pushim i zhvilluar gjatë muajit shtator, ajo në InstaStory ka publikuar një foton së bashku me të duke shkruar edhe një dedikim për të.

‘’Duke menduar për ty’’, thuhet në përshkrimin e fotos së këngëtares me të dashurin e saj.

 

Lexo edhe:  Olta: Po mendoj që mund ta fitoj “BBVA” edhe pse jam jashtë