Kirurgu shiptar realizonte video +18 me tre gra dhe një të mitur, thotë se është besimtar dhe i ka partnere

Mësohet se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të 4 personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

E mitura kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.

Paraprakisht dyshohet se ai e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Policia mori informacion për këtë shfrytëzim dhe ndërhyri kur e mitura shkoi në banesën e 42 vjecarit.

 

Mjeku kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua sot për shfrytësim për prostitucion të një 16-vjeçareje është pezulluar nga detyra në QSUT.

Lexo edhe:  Pamje të frikshme, video nga momenti kur ETC-ja bëhet shkrumb e hi