Kina sërish në panik, nis izolimi pas një vale të re të virusit

Kryeqyteti kinez, Pekini, ka mbyllur parqet dhe ka vendosur masa të ashpra të izolimit në ditën kur shteti po përballet me valën e re të rasteve me Covid-19. Të premten, më shumë se 5 milionë njerëz janë izoluar në provincën jugore Guangzhou.

Shteti kinez ka raportuar 10 mijë e 729 raste të reja të premten. Të gjithë janë testuar pozitivë, por nuk kanë shfaqur asnjë simptomë të Covid-19. Shumica prej 21 milionë banorëve të Pekinit, pritet të testohen gjatë ditëve të ardhshme. Shumë shkolla kanë kaluar mësimet online, spitalet kanë reduktuar shërbimet dhe dyqanet e restorantet janë mbyllur.

Liderët kinezë të enjten kanë premtuar se do të reagojnë ndaj pakënaqësisë publike në lidhje me strategjinë “zero-Covid” që ka mbyllur miliona njerëz nëpër shtëpi.

Me rritjen ekonomike që ka nisur të dobësohet përsëri, Kina pritej të bënte hapa në hapjen e shtetit që ka mbyllur kufijtë qëkur nisi përhapja e COVID-19 gjatë vitit 2020.

Lexo edhe:  Aksidentet në Pejë dhe Istog: 4 të lënduar