Kica-Xhelili: Qe pse u largova nga Lista “Guxo”

Deputetja më e re e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur arsyet se pse është larguar nga Lista Guxo, partia politike e themeluar nga presidentja Vjosa Osmani.

Ajo tha se njoftimin e ka bërë para se të ndodhë kjo që ndodhi këto ditë, teksa shtoi se i ka njoftuar ministrat Faton Peci dhe Donika Gërvalla para dy muaj rreth dorëheqjes së saj.

“Dorëheqjen me shkrim e kam bërë më 5 gusht. Mirëpo ka qenë esenciale, Aktualiteti ndryshon, ndryshon rrjedhja, rrethanat dhe kontesti. Unë kam hyrë në Guxo, Listën Vjosa në janar të vitit 2021 që kam çka të jap në politikën kosovare. Kam pasur bindjen absolute kishte çfarë të ofronte shtesë ajo u zgjodh presidente, e kemi ditur që lista Vjosa s’do të ishte e njëjtë pa presidenten Osmani”, tha ajo.

Megjithatë, ajo tregoi se me Guxo filluan të kenë disa rrethana që i diferenconin.

Kjo ishte arsyeja që çoi në tërheqjen e saj graduale nga Guxo për të aderuar në LDK, teksa shtoi se largimi ndodhi për arsye konceptuale dhe vizionare.

“E kam gjetur veten në takime kur është përmendur se si Guxo është LDK-ja. Kemi pasur kuvende zgjedhore që ka pasur kësi elemente të narratives. Unë s’kam qenë pjesë e strukturave të LDK-së. Çfarë ka ndodhur në shkurt të 2021-s ka qenë një momentum që nuk përsëritet, por është subjektive”.

“Ka pasur frymë që të bëhet diçka me reformat në drejtësi. Ende jam për drejtësi, vetting e byro. Ajo çfarë ndodhi është se Guxo rrugës s’ishte më platforma që ta shihja si vlerë në vizion, pa dashur të flasë për individë. Unë sot jam në LDK se ajo ka ofruar reforma. Pyetja ime ka qenë se si diferencohemi nga LDK-ja dhe s’kam arritur ta kuptojë rrugës”, shtoi ajo.

Lexo edhe:  Ramiz Lladrovcit i merret profili në Facebook, ja çka poston 'hakeri' lajmërohet në emër të tij