Kiara tregon nëse do t’i ftojë në dasmë Arbërin dhe Zhaklinën pas sherrit me opinionistët

Në një intervistë për Ronaldo Shkarkën në rubrikën “Mos i bjer me Top”, Kiara Tito ka treguar se si e mendon dasmën e saj me Luiz Ejllin.

Ajo shprehet se do një dasmë tradicionale në një ambient të madh që të zë sa më shumë njerëz.

E pyetur nëse do t’i ftonte dy opionionistët e Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari dhe Zhaklinë Lekatari, Kiara u shpreh se do t’i ftonte të gjithë.

Ronaldo: Si e mendon dasmën tënde me Luizin?

Kiara: Një dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium. Do doja një ambient që do të kishte mundësinë të mbante shumë, shumë njerëz brenda.

Ronaldo: Me të gjithë këtë miqësi që keni krijuar, patjetër që po. Sa fëmijë mendon, me vullnetin e Zotit, ke qejf të bësh me Luizin?

Kiara: Unë kam qejf të kem dy fëmijë, ose tre, por sa të na japë Zoti, nuk është me plan kjo gjë.

Ronaldo: A do e ftosh Zhaklinën dhe Arbërin në dasmë?

Kiara: Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasmë

Lexo edhe:  Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare nderi” e Komunës së Suharekës