Lajm i hidhur: Vdes mësimdhënësi shumëvjeçar nga Drenica

Ka vdekur mësimdhënësi Xhemail Thaqi nga Llapushniku i Drenasit.

Ai ishte mësues shumëvjeçar në shkollën “Hasan Prishtina” në Llapushnik dhe gëzonte respektin maksimal të nxënësve dhe kolektivit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë faqja “Gryka e Llapushnikut” në Facebook.

Njoftim i plotë:

Ka ndërruar jetë mësuesi Xhemail Thaqi, varrimi i të ndjerit do bëhet nesër më datën 02.05 2023 nga ora 16:00 në Llapushnik.

Ngushëllime familjes Thaqi!

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në rrugën e Gjilanit, rrotullohet vetura zyrtare