Kiara Tito zbulon shkronjën e parë të emrit të vajzës së saj dhe Luizit
Moderatorja Kiara Tito e ftuar në emisonin “Cherry on Top”, ka treguar për vështirësitë që i ka gjatë kohës sa është shtatzënë.
Kiara ka treguar që ajo ka probleme më gjumin dhe së ka shtuar 25 kilogram, shkruan lajmi.net.
Ajo gjithashtu ka zbuluar shkronjën e parë të emrit të vajzës së saj, e cila do të vije në jetë pas një muaji.
“E kemi zgjedhur emrin pas shumë muajsh kërkimesh e zgjodhëm emrit, shkronjën e parë ekskluzive “L”. Ishte kërkesë e Luizit, vendosja si të duash, por dua shkronjën L”, ka zbuluar Kiara.
Kiara dhe Luizi romancën e dashurisë e kanë filluar në Big Brother VIP Albania 2.