Lipjan: Burri e bën për spital bashkëshorten dhe ikë nga shtëpia, Policia vihet në ndjekje të tij

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Gratë janë ato që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Lipjan, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Njësitet janë vënë në lëvizje pas denoncimit të rastit, por nuk kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar, pasi i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe po qëndron në arrati.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të nisin hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Mitrovicasi e bën për spital gruan, e rrahu brutalisht në të gjitha pjesët e trupit