KFOR-i e konfirmon se u gjuajt me armë afër tyre në Zubin Potok

KFOR-i ka dhënë detaje lidhur me sulmin në veri ndaj një patrulle të tij.

Në një përgjigje për KOHËN, KFOR-iu ka thënë se afër një patrulle të tij ka pasur të shtëna.

Tutje ka konfirmuar se nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Pjesëtarët e KFOR-it të cilët raportohet se janë sulmuar janë nga Letonia.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka dalë me reagim pas raportimeve për sulm ndaj një ekipi të KFOR-it në Zubin-Potok.

Policia tha të dielën mbrëma se nuk ka pasur shkëmbime zjarri “mes Policisë së Kosovës apo ndonjë grupi”.

“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, tha zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Të dielën janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq.

Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes.

Lexo edhe:  E rëndë/ Zbulohen detaje për dhunimin e të miturës në Podujevë, i dyshuari e kërcënoi me disa video