Këto janë rrugët që do të bllokohen nga grupet paralele serbe

Para pak minutash raportoi se grupet paralele serbe planifikojnë bllokimin e disa rrugëve që lidhin me pjesën Veriore të Mitrovicës.

Veriu.Info ka mësuar ekskluzivisht se plani i grupeve paralele është vendosja e barrikadave në rrugët të cilat kanë dalje në Zubin Potok dhe Uglar të Zveçanit.

Ndryshe “uzbuna” konsiderohet si alarm i qytetit, mirëpo në veri përdoret si sinjalizim për t’u mbledhur.

Zhurma e madhe po dëgjohet në tërë Mitrovicën.

Ky alarm vie sot, para 1 gushtit, kohës kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për ndërrimin e targave serbe me ato RKS, si dhe reciprocitetit për letërnjoftimet serbe.

Veriu.Info sjellë pamje nga vendi i ngjarjes:

Lexo edhe:  14 -vjeçarja humb jetën nga zjarri në banesë