Këta janë pronarët e shtëpisë së pleqve ku u sulmua e moshuara

Një video shokuese është publikuar në rrjetet sociale nga ku një e moshuar shihet se po goditet me shuplaka në fytyrë nga një infermiere.

Pamjet janë publikuar nga aktorja Kaltrinë Zeneli të martën.

Ngjarja ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë.

“Orenda” Sh.P.K. është një biznes privat i cili merret me aktivitetet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

Aksionarë të biznesit janë Anton Rasaj, Besmir Ahmetaj, Agron Kukaj dhe Esmira Kukaj

Lexo edhe:  Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e 21-vjeçarit në Gjilan