Flet vajza e të moshuarës që u rrah në Pejë, shprehet e tronditur dhe e tmerruar për rastin

Flet vajza e të moshuarës që u rrah në Pejë, shprehet e tronditur dhe e tmerruar për rastin

Vajza e së moshuarës, e cila është keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, është shprehur e tronditur për rastin.

Vajza e së moshuarës është shprehur e tmerruar dhe në një gjendje jo të mirë emocionale.

Telefonin e saj e ka kapur pas pak çasteve bashkëshorti, i cili ka thënë se me të marrë informatën ka lajmëruar policinë në rajonin e Gjakovës.

“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo, pse është përdorur ajo dhunë”, ka thënë dhëndri i së moshuarës për RTV Dukagjini.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar arrestimin e dy të dyshuarave në lidhje me rastin.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë zjarri në Veri të Mitrovicës, polici gjuan më drejtim të vëllezërve të tij