Këta janë dy vëllezërit Vllasaliu që dyshohet se e vranë biznesmenin Bedri Rexhepi (Foto)
Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasaliu po akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për vrasjen e biznesmenit nga Shtimja, Bedri Rexhepi. I ndjeri u vra me 8 prill nga duart e Jeton Vllasaliut teksa për fshehje të trupit, dorasi u ndihmua nga vëllai i tij, Nexhati. Sipas prokurorisë motivi i vrasjes ishin 30 mijë euro.
InDoks ka arritur të sigurojë fotografitë e dy vëllezërve 48 e 54 vjeçarë.
Dyshja nga prokuroria po akuzohen për dy vepra penale, vrasje e rëndë dhe dëmtim i varreve apo kufomave.


Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasliu, sipas prokurorisë për 4 muaj radhazi kishin planifikuar vrasjen e Bedri Rexhepit duke e shfrytëzuar afërsinë me viktimën. Ai i vra në shtëpinë e të pandehurit, Nexhat Vllasaliu në fshatin Vllasalli.
Me 9 prill Nexhat e Jeton Vllasaliu fshehin trupin e pajetë të Bedriut në vendin malor të njohur si “Mali i Madh në Vllasali”. Mbetjet mortore të të ndjerin arrijnë të gjenden pas 18 muajve, më saktësisht 30 shtator të këtij viti.
Bedri Rexhepi u varros të enjten e 20 tetorit në varrezat e qyteti të Shtimes. Përveç familjarëve e të afërmeve edhe një numër i madh i qytetarëve u panë të pranishëm për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.