Këta janë dy të dyshuarit që e goditën me veturë dhe rrahën për vdekje 18-vjeçarin nga Podujeva
Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu janë dy të dyshuarit kryesorë që e goditën me veturë dhe rrahën për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, teksa të shtunën Lulzimi vdiq pas plagëve të marra.
18 vjeçarit sot i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e qytetit në Podujevë.
Pak orë pas varrimit të tij kanë dalë pamjet shokuese të rrahjes brutale si shkak i të cilave i riu ndërroi jetë.