Këta janë babë e bir që u gjendën sot të mbytur pasi i mori rrjedha e lumit nga moti i keq

Petrit Rushaj dhe djali i tij 16-vjeç u gjetën sot nga forcat speciale të policisë.

Ngjarja ndodhi dje në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

Rrjedha e ujit të përroit mori përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

Lexo edhe:  "Tre kom me t’i shprazë në ballë e 30 në trup”/ I riu kërcënon të dashurën