Dalin pamjet nga Brukseli, Kurti ulet sërish përballë Vuçiqit

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Bruksel për të zhvilluar takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky takim po zhvillohet për gjetjen e një zgjidhjeje për qytetarët që vazhdojnë t’i mbajnë në automjetet e tyre targat ilegale.

Pas shpërndarjes së fletë-qortimeve, faza e dytë e vendimit të Qeverisë ishte parapa gjobitja që ka pasur të nis më 21 nëntor, por vendimi është shtyrë për një ditë – duke i dhënë mundësi zhvillimeve në Bruksel.

Gjoba është paraparë të kushtojë 150 euro.

Për pamje të tjera, mund të klikoni KËTU

Lexo edhe:  Bufi për interpretimin e Rita Orës: Artiste e madhe, s’mundet me i njoftë flamujt e shteteve te vogla