Kështu u bë vetura nga aksidenti i frikshëm, 4 të vdekurit ishin brenda BMW-së që u bë llom

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Ferizaj -Shtime, ku si pasojë e një aksidenti trafiku,  katër persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Klankosova ka mësuar se tri veturat e përfshira në aksidentin tragjik në rrugën Shtime-Ferizaj janë të markave BMW, Mercedes dhe Golf.

Ndërkaq, mësohet po ashtu se të katër viktimat ishin në veturën BMW, e cila po ashtu dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin.

Lexo edhe:  Dasmorët bëhen “llom” mes vete gjatë një dasme