Këshilltarja e BE-së “godet” Macronin: Nuk je më i mirë se Vuçiqi, me këtë sjellje po destabilizon situatën në Kosovë

Këshilltarja Lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka reaguar ashpër pas një deklarate të presidentit francez, Emannuel Macron, e cila duket se ishte përkthyer gabimisht.

Lajmi se presidenti Macron ka deklaruar që Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave, doli të jetë gabim në përkthim.

Macron tha se Franca ka hequr vizat sepse respektojnë fjalën e dhënë, por se sipas tij ajo nuk po mbahet. Megjithatë, presidenti francez nuk përmendi ndonjë pezullim të mundshëm, por se ajo ishte përkthyer gabimisht.

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe Schneeberger e cila tha se ajo çfarë po bëjnë përfaqësuesit e BE-së lidhur me Kosovën është e turpshme.

Sipas saj, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe ka thënë se Macron me këtë sjellje po e destabilizon situatën në Kosovë. Madje ajo e ka ka krahasuar edhe me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, për të cilin tha se as Macron nuk është më mirë se ai.

Postimi i saj:

Ajo që po bëjnë përfaqësuesit e BE-së në lidhje me Kosovën është absolutisht e turpshme. Ata po e bëjnë BE-në të duket qesharake dhe po e dëmtojnë reputacionin e saj.

Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Dhe përsëri një vend vjen dhe përpiqet të ndryshojë rregullat në momentin e fundit dhe të bllokojë gjithçka. Është pikërisht kjo sjellje joevropiane që po na shkakton gjithë telashet që po përjetojmë. Putin & Co janë të lumtur për këto lojëra budallaqe që na dobësojnë në vend që të na forcojnë.

Lexo edhe:  Ky është shoferi i ‘Speed Posta’ që i mori paratë e mallit që shpërndau dhe iku, Policia i gjen edhe drogë

Macron, me këtë sjellje po destabilizon situatën në Kosovë. Ti nuk je më i mirë se Vuçiq. Ndaloni menjëherë këtë sjellje të trashë, anti-evropiane.