Aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan, automjeti vetrrokulliset

Një vetaksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan në afërsi të fshatit Llabjan, raporton Gazeta Enigma.

Burime nga vendi ngjarjes thonë se automjeti është vetrrokullisur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe reshjeve të mëdha atmosferike, në atë pjesë.

Nuk ka të lënduar nga ky aksident, ndërsa ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjës.

Lexo edhe:  Tërmet i fuqishëm në Itali, kjo është magnituda