Këshilltari i Kurtit: Vetëvendosja nuk ia ka borxh Vjosa Osmanit ta bëjë presidente

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me debatin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe rolin e Vjosa Osmanit në këtë proces.

Zulfaj ka theksuar se Osmani është zgjedhur në dy nga pozitat më të larta shtetërore falë votave të Lëvizja Vetëvendosje.

“Vjosa është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Dy nga tri pozitat më të larta në shtet, kryeparlamentar dhe president, pozita që nderojnë çdo qytetar, Vjosa Osmani i ka marrë me ndihmën e Lëvizjes Vetëvendosje. Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dyja pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre”, shkroi ai.

Sipas tij, Osmani nuk është anëtare e Vetëvendosjes dhe karrierën politike e ka ndërtuar fillimisht te Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lexo edhe:  Avokati serb: Nesër do të vendosi lule në Prekaz, Serbia do ta ketë edhe një ‘kriminel’ si Sanduloviqi