Kërkohej nga Gjermania u kap në Kosovë – kishte dy palë dokumente me identitete të ndryshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një hotel në Prishtinë është arrestuar një person që kërkohej nga autoritetet gjermane.

Të dyshuarit i janë gjetur dy palë dokumente (jordaneze e gjermane), por me identitet të ndryshëm, përfshirë moshën në njërin dokument figuronte si 26 vjeçar e në tjetrin 23 vjeçar.

Ai është dërguar në mbajtje.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, ka pranuar një kërkesë për bashkëpunim nga Gjermania. Kërkesa është përcjellë për zbatim te Departamenti i Policisë Kufitare të PK-së.

Në kërkesë të ardhur nga Gjermania kërkohej bashkëpunim në ndalim e një personi të dyshuar për autoritetet gjermane. I dyshuari, i kërkuar nga autoritete gjermane ishte me shtetësi jordaneze dhe gjermane.

Hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, pas një pune hetimore-operative kanë arritur që në një hotel në Prishtinë të lokalizojë vend-ndodhjen e personit të cilin ishin duke u kërkuar.

I dyshuari mashkull është arrestuar dhe është gjetur se ai posedon dy palë dokumente (jordaneze e gjermane), por me identitet të ndryshëm, përfshirë moshën në njërin dokument figuronte si 26 vjeçar e në tjetrin 23 vjeçar.

Hetuesit policorë të dyshuarin e kanë shoqëruar në zyre të FAST Kosova për të vazhduar me procedurat e parapara në raste të tilla. Pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Themelore të Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lexo edhe:  Arrestohet edhe një 55 vjeçar, ngacmoi seksualisht dy të mitura në autobus në Prishtinë