Kërkesa e Markut pas fitores ndaj Moran, kjo është deklarata e shqiptarit pas fitores së sotme

Florian Marku ka vazhduar me serinë e jashtëzakonshme. Ai ka mposhtur qysh në raundin e parë rivalin Dylan Moran.
Boksierit shqiptar që garon në kategorinë “velter” i janë dashur vetëm 54 sekonda që të fitojë me nokaut teknik. Pas fitores, 30-vjeçari ka thënë se dëshiron “meçe të mëdha”. “Dua meçe të mëdha dhe njerëzit po më shmangen. Ka qenë vit me frustrim. Respekt Dylan Moranit, por jam nivel tjetër. Kur jam i fokusuar, jam i rrezikshëm. Më sillni meçin e duhur dhe do të shihni çka mund të bëjmë”, ka thënë ai për “SkySports”. Marku deri tash në karrierën profesionale në boks, Marku ka 13 fitore e një barazim.
Lexo edhe:  Trajneri i Kosovës Giresse frymëzohet me këngën e Adem Jasharit