Kërcet grushti në një familje në Mitrovicë të Veriut: Vëllezërit rrahen mes vete, përfundojnë në Polici

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici. Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme.   

Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në Mitrovicë të Veriut dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga dikush prej familjes së të dyshuarve, me ç’rast u kuptua se dy vëllezërit janë përleshur mes vete me grushte, për motive akoma të panjohura.

Si rezultat i denoncimit, dy palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti në shtëpinë e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  E rëndë: Djali në Mitrovicë rrah brutalisht prindërit, babait ia thyen këmbën