Kërcënon Serbia: Paralajmëron se do t’i dërgojë në Kosovë 1 mijë pjesëtarë të forcës së sigurisë
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Beogradi do të konsiderojë dërgimin e trupave në Kosovë, pas situatës së fundit në veri.
Ai ka thënë se sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, do ta shqyrtojë dërgimin e 1,000 trupave të sigurisë.
“Sipas asaj që dimë ne 300-350 policë të Kosovës me armë të gjata dhe automjete të blinduara kanë pushtuar veriun e Kosovës dhe kanë bllokuar Mitrovicën e Veriut. Aty janë vendosur me shumë. Arsyeja e inkursionit në veri supozohet të jenë shqiptarët që jetojnë aty. Ju kujtoj se dy ditë më partë ka pasur një përplasje mes Kurtit dhe qytetarëve të veriut për mbajtjen e zgjedhjeve”, është shprehur Petkoviq në konferencë të jashtëzakonshme.
“Le të kenë kujdes ata në Perëndim, që të mos befasohen nga vendimet tona, sepse nuk jemi ne që provokojmë dhe shkelim marrëveshjet. Të gjitha po i bën Kurti dhe dikush nuk e lejon”