Kërcënohet dhe rrahet një grua në mes të Skënderajt
Policia sot në raportin 24 orësh ka njoftuar për një rast qe ka ndodhur me 27 nëntor në qytetin e Skenderajt.
Një grua ka raportuar në polici se është kërcënuar dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull.
Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti dhe janë duke u ndërmarr veprime hetimore.
Komunikata e plotë:
SULM&KANOSJE
Skenderaj, 27.11.2022, 13:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti dhe janë duke u ndërmarr veprime hetimore.