Disa minatorë të Trepçës dërgojnë ujë dhe ushqime për kolegët e tyre brenda në minierë

Po vazhdon edhe në këto momente greva e minatorëve të Trepçës, pasi pagat e shtatorit ende nuk kanë dalë.

“Jepi zë” mëson se gjendja shëndetësore e minatorëve që po qëndrojnë 800 metra nën tokë duke grevuar është keqësuar

Sot në mëgjes disa minator kanë dërguar ujë dhe ushqime për minatorët grevist që janë mbyllur në minierë.


Minatorët kanë paralajmëruar që nuk do ta ndalin grevën deri në plotësimin e kërkesave.

Një nga to, përveç rregullimit të procedimit të pagave, është edhe shkarkimi i kryeshefit.

Lexo edhe:  Ishte zhdukur para 17 ditësh duke lënë vajzën 1 vjeçare në shtëpi, Policia e gjen 25 vjeçaren nga Prizreni