Aksidentohen dy vetura në Shupkovc të Mitrovcës, njëra bëhet “llom”

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Sinjalizuesit kanë dërguar pamje në adresë të Sinjalit ku shihet se të përfshira janë dy vetura.

Në vendin e ngjarjes shihet të ketë mbërritur edhe Policia.

Deri tani, nuk dihet nëse ka të lënduar.

Lexo edhe:  Arrestohet furrxhiu shqiptar, bashkë me bukët shiste dhe drogë