Këngëtari kosovar e akuzoi se ia torturoi babain në kohë lufte, i përgjigjet serbi Trajko Roganovic

Pak më parë, lajmi.net raportoi për pretendimet e këngëtarit kosovar, Labinot Rexha, se ky i fundit ka gjetur serbin që e kishte torturuar babain, respektivisht familjen e tij 25 vite më parë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rexha tha se ishte i gatshëm të dëshmonte në secilën gjykatë vendore e ndërkombëtare.

Sipas këtij publikimi, mësohej se ky serb që thuhet të ketë trazuar familjen e artistit, gjithnjë sipas vet Rexhës, është Trajko Roganovic.

Rexha, kishte hyrë në profilin e serbit, ku përmes një komenti publikoi një video të vendlindjes së këngëtarit, Rahovecit, duke e pyetur nëse e njeh atë pjesë.

Nuk shkoi shumë dhe erdhi reagimi i Raganovic. Ky i fundit, duke e etiketuar Labinotin, tha se edhe ai mund të flasë palidhje.

“Labinot, edhe mund të flasë palidhje sikurse ti. Mos përmend emra palidhje. Nuk të njohë se kush je, por po shoh që po komentojnë të tjerë nga Rahoveci. Unë kam qenë polic i ndershëm dhe nuk kam frikësuar askë. Si çdo polic, kam zbatuar urdhrat e shtetit”, shkroi ndër tjerash Roganovic.

Lexo edhe:  E rëndë: Humb jetën fëmija 4-vjeçar në QKUK