Thyhet zyra e kishës në Shtërpcë, hajnat marrin rreth 1 mijë euro para të gatshme

Objektet e institucioneve të ndryshme, shpesh herë janë cak i keqbërësve të cilët përmes akteve vandale shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale. Kështu ka ndodhur edhe me Zyrën Kishës në Shtërpcë, pasi së fundi ka qenë cak i një vjedhjeje nga disa persona ende të paidentifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se prifti i Kishës ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në zyrën e kishës duke thyer xhamin e objektit dhe që aty kanë vjedhur rreth 1 mijë euro para të gatshme.

Sipas tij, të dyshuarit kanë tentuar që ta hapin edhe kasafortën brenda së cilës ndodheshin një shumë e madhe e parave të kishës, mirëpo nuk kanë arritur që ta hapin atë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, të cilat kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Serbët mblidhen për të protestuar në Rudar, KFOR-i blindon veriun