Këngëtares së njohur shqiptare ia vjedhin paratë e koncertit dhe i boshatisin kartat e kreditit
Këngëtares shqiptare, Ronela Hajatit në Londër i ka ndodhur një e papritur.
Teksa këngëtarja ndodhet në Londër për një koncert, ajo është grabitur.
Përmes një video në ‘Instagram’, Ronela ka treguar se i kanë vjedhur portofolin ku kishte të gjitha paratë e koncertit.
“Isha në stacionin e policisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë. Kishin bërë edhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund.”, u shpreh Ronela