Këmbësori që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje të rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur para gjysmë ore te ‘Lesna’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Rastin e kanë konfirmuar tashmë edhe Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Polica e Trafikut kanë bërë me dije për Sinjalin se gjendja e këmbësorit është e rëndë, mirëpo tash për tash i njëjti ka vetëdije.

Ndihma e parë i është dhënë nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa edhe Policia po kryen ekzaminimet e nevojshme.

Lexo edhe:  I riu në Prishtinë merr armën e nënës police dhe qëllon një qen, ndalohet për 48 orë