Katër persona të lënduar në aksidentin mes katër veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, segmenti Veternik – Bresje.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi, e cila ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë katër vetura.
“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar. Derisa lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme”, ka thënë Rexhepi.