Lajmi i mirë për stafin shëndetësor – ky është vendimi që sapo mori qeveria

Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës

Me këtë rast, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka hedhur si propozim-vendim vazhdimin e mbështetjes për stafin shëndetësorë.

Ministri Murati sqaroj se kjo mbështetje ishte paraparë të përfundojë në muajin qershor, por duhet vazhduar për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Në zbatim të masës 4.1 mbështetja e Shëndetësisë, propozimi për aprovimin e pagës shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë, profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës dhe sektorin publik për periudhën korrik-tetor 2022.

“Vazhdohet mbështetja që ka qenë për stafin shëndetësorë në kuadër të masave në luftën kundër pandemisë COVID-19.Mbështetja fillestare ka qenë e paraparë të vazhdojë deri në fund të muajit qershor, pro tani me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës konsiderojmë se mbështetja duhet të vazhdojë.Pra ajo mbështetje prej 10% mbi pagën bazë sepse konsiderojmë të nevojshme që të ketë staf të motivuar dhe të angazhuar në luftën me pandeminë”,tha ministri Murati.

Lexo edhe:  Momenti kur Policia arreston disa persona në lagjen Arbëria në Prishtinë