Karabinierët italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së

Në bashkëpunim me ekipin mobil trajnues nga Karabinierët Italian, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë kësaj javë ka realizuar “Trajnimin për Kontrollimin e Turmave”.

Pjesëtarët janë trajnuar në aspektin teorik dhe praktik në kontrollimin e turmave si dhe organizmin dhe formacionet e operimit në ambiente dhe situata të ndryshme.

Gjithashtu pjesëtarët u sfiduan edhe në aspektet e përdorimit të pajisjeve taktike dhe përvetësimin e taktikave të reja nga instruktorët e Karabinierëve Italian me qëllim të ngritjes së gatishmërisë operacionale, ndërveprueshmërisë me partnerët dhe përfitimit të shkathtësive të reja konform standardeve evropiane. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekipe mobile italiane kontribuon në ngritjen profesionale të Policisë Ushtarake të FSK-së, duke bërë që detyrat dhe misioni që ka Policia Ushtarake të realizohet në mënyrë sa më efikase.

Lexo edhe:  Zbardhen detaje të reja si dha fund jetës Sokol Halili