Aksident në fshatin Lushtë të Mitrovicës, vetura godet në rezevuar kamionin, zbrazet nafta në rrugë

Para pak çastesh është shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Lushtë të Mitrovicës.

Sipas dëshmitarëve që i kanë dërguar Jepi zë, foto nga vendi i ngjarjes, shihet se vetura ka pësuar dëmtime ndërsa për të lënduar nuk dihet, shkruan Jepi zë.

Veturë ka përfunduar jashtë rrugës pas goditjes në rezervuar e naftës së kamionit ndërsa pas aksidentit është krijuar kolonë e gjatë.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek aksidenti, por shihet se rruga është mbushur me derivate të naftës pas goditjes

Ndryshe aksidentet e trafikut kanë filluar të shpeshtohen dhe kërkesa e Policisë së Kosovës është që të bëhet kujdes gjatë vozitjes, shkruan Jepi zë.

Në fshatin Lushtë, i cili gjendet në hyrje të Mitrovicës janë shkaktuar edhe më herët aksidente të ngjajshme të trafikut, dhe konsiderohet si vend që ndodhin shpesh aksidente.

Lexo edhe:  FIFA dënon Serbinë për ofendimin e Xhakës dhe Shaqirit