Kapet një 40 vjeçar duke vjedhur laptop në “Neptun”, Policia e Kosovës e arreston

Policia e Kosovës ka arrestuar një 40-vjeçar të dyshuar për vjedhjen e një laptopi në një dyqan të teknologjisë në Prizren të mërkurën.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari e kishte vjedhur laptopin e markës HP në vlerë prej 700 eurosh dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Ai është arrestuar të premten, derisa e ka pranuar veprën penale.

“Me date 16.11.2022, në ora 10:35, menaxheri i kompanisë ’Neptun’ në Prizren, ka lajmëruar një rast Vjedhje, ankuesi raporton se me datën 15.11.2022 rreth orës 19:13 një person i pa njohur kishte vjedhur një Llap top HP, dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur, vlera e llap topit është 700 euro. Pas sigurimit të provave është arritur të identifikohet i dyshuari U. M /1982 i cili ka pranuar se kishte vjedhur Llap topin. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i cili ka pranuar veprën penale”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Gjermania plan për rekrutimin e punonjësve të rinj, përfshihet edhe Kosova