Kapet me kokainë, gjykata i cakton masë të lehtë Vali Corleones
Dy ditë më parë Vali Corleone u zë nga Policia e Kosovës me substancë narkotike të llojit kokainë.
Edhe pse u kap me kokainë, ndaj Valit nuk u morën masa të ashpra.
Avokati i tij, Ahmet Tahiri ka thënë se Valit iu caktua masa e paraqitjes në stacion policor.
“Klientit iu caktua masa e paraqitjes në stacion policor”, tha Tahiri për Insajderin.