Kapen për vetura, rrahje e therje me kaçavidë në Prishtinë – dalin pamjet
Në rrugën “Alpet Shqiptare”, te “Rruga C” në Prishtinë, po dyshohet se ka ndodhur një therje.
Burimet e Nacionales thonë ky incident ka ardhur si pasojë e makinave, ku njëra palë i’a ka zënë rrugën tjetrës.
Fillimisht palët kanë filluar të shahen mes vete, ku më pas një person është therur me kaçavidë. Burimet thonë se njëri nga pjesëmarrësit e përleshjes e ka marrë edhe sëpatën.
Në vend të ngjarjes shihet edhe gjaku në tokë si dhe policia, e më pas ka ardhur edhe ambulanca.
Kemi kontaktuar Policinë e Kosovës për të na dhënë detaje për rastin, po ende nuk kemi marrë përgjigje.