Kaos nga bora, shtyhen disa fluturime nga aeroporti i Gjermanisë

Fillimi i ashpër i dimrit në Gjermani tani po ndikon edhe në trafikun ajror. Disa fluturime të sotme janë anuluar ose vonuar.

Më së shumti fluturime janë anuluar në aeroportin e Frankfurtit.

161 ngritje dhe ulje nga gjithsej 1031 lidhje fluturimesh të planifikuara u anuluan.

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, pistat në aeroportin më të madh të Gjermanisë duhej të pastroheshin.

Sipas Fraport, të gjitha pistat do të hapen sërish këtë të martë.

Lexo edhe:  “E kanë pru të lidhun” – Drejtori i KEK-ut dërgohet në QKUK pas bastisjes