Arrestohet djali, i kërcënoi me vrasje prindërit e tij

Një person është arrestuar në Gllogoc, pasi që në gjendje të dehur i kishte kanosur me vrasje prindërit e tij. Krejt kjo kishte ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjes lidhur me perdorimin e veturës, derisa po ktheheshin nga një aheng familjar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, duke u kthyer nga një aheng familjar me prindërit e tij, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me përdorimin e veturës, të njëjtit i ka kanosur me vrasje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

Lexo edhe:  Lëndohet rëndë një punëtor në Skenderaj!