Kanosen policin jashtë detyrës zyrtare, arrestohen tre persona në Drenas – emrat

Policia e Kosovës ka arrestuar tre meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur si dhe kanë tentuar ta sulmojnë viktimën mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Sinjali mëson se të arrestuarit për këtë rast janë Shkodran Orllati, Dardan Orllati dhe Musa Orllati.

Rastin i cili ka ndodhur në Kishnarekë të Drenasit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur si dhe kanë tentuar ta sulmojnë viktimën mashkull kosovar zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

 

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është 39-vjeçari që humbi jetën në vetëaksidentin në Pejë