Kampioni nuk e harron vendlindjen, Isufi e sjell titullin në Bujanoc

Boksieri shqiptar Shefat Isufi në javën e kaluar u bë kampion në kategorinë gjysmë të rëndë WBA Continental.

Isufi triumfoi ndaj Hovannisyan me vendim unanim të gjyqtarëve në ndeshjen e zhvilluar në Mynih. Kjo është fitorja e 38-të për Isufin, teksa është e 11-ta radhazi.

Kampioni nuk e harroi vendlindjen edhe pas këtij triumfi.

Ai e ka dërguar titullin e tij në vendlindje, në komunën e Bujanocit, ku e ka takuar edhe kryetarin, Nagip Arifi.

“Me kampion e WBA Continental Europe Shefat Isufi, i cili na solli titullin kampion ne Bujanoc dhe na bëri krenarë gjithë Luginën dhe shqiptarinë. Presim edhe shumë tituj në të ardhmen! Suksese kampion!”, ka shkruar Arifi.

Lexo edhe:  Momenti kur i hiqet arma dhe arrestohet burri i armatosur që tentoi të grabiste në market në Gjilan