Kamionisja shqiptare në Itali: Fitoj deri në 4 mijë euro në muaj, 5 ditë në javë

Kamionistja shqiptare që jeton në Itali, Bianka Dervishi është shprehur se rroga bazë që marrin është 2300 euro.

E ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, Dervishi theksoi se rroga mund t’i shkojë edhe 4 mijë euro pasi ka dhe kamionin e vet.

Ndër të tjera ajo theksoi se punon vetëm 5 ditë në javë.

“Unë kamionin e kam timin.

Rroga bazë për një kamionist është 2300 euro po kur e ke kamionin tënd mund të shkojë deri në 4 mijë euro.

Punoj 5 ditë, nga e hëna deri në të premten.

Për mua paga është e kënaqshme”– tha ajo.

Lexo edhe:  Shqiptari që hap varre: Mos bëni keq, miliardat aty do t’i lini e këtu do vini