Kamenicë, i revoltuar se nuk i dha para, i dyshuari tenton t’ia djegë veturën familjarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, nën dyshimin se ai kishte tentuar t’ia digjte veturën një familjari.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari ishte revoltuar pasi familjari nuk i kishte dhënë para dhe tentoi t’ia digjte veturën.

“Kamenicë, 06.05.2023 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai në shenjë revolte që viktima mashkull kosovar nuk i kishte dhënë para kishte tentuar i vë flakën automjetit të viktimës, (Viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Haradinaj zbulon detaje nga drafti i marrëveshjes Kosovë- Serbi: “Kapitujt janë marrë nga karta e OKB-së”