Kamberi: Shqiponja është e jona, prandaj e mbajmë me krenari, ta veshim facebookin kuq e zi
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të vendosin flamurin Kuq e Zi në profilet e tyre në Facebook.
Ai ka thënë se kjo duhet bërë në shenjë proteste për rastin e ndodhur ditë më parë, kur një fëmije shqiptar iu ndalua të mbante veshur fanelën me shqiponjë.
“Shqiponja është e jona. Prandaj e mbajmë me krenari. Të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Tendenca për t’na ndalu shqiponjën është tentativë për t’na mohu identitetin”.